Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në rrugën “Obria” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:30.

“Sot, rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një shtëpi në rrugën ‘Obria’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana.

Ai shtoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për ndriçimin e plotë të rastit.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *