Tensionet po arrijnë kulmin në ditët e fundit të edicionit të tretë të “Ferma VIP”. Një sherr i ashpër ka shpërthyer së fundmi mes poetes Mimoza Ahmeti dhe balerinit Ilir Shaqiri, duke bërë që situata të kalojë në fyerje personale dhe familjare.
Gjithçka ka nisur kur Moza ka ironizuar jetesën e Ilirit në Itali, gjë që ka sjellë një kundërpërgjigje të ashpër nga balerini.
Përplasja e plotë mes dyshes:
Moza: “Injorant Italie je ti. Ke mësuar ato gjërat e italianëve e kujton se ça je tu bo.”
Iliri: “Po ti ça gjërash ke mësuar ti, nga i ke mësuar ti? Nga shkijat i ke mësuar ti gjërat?”
Moza: “Shkija e satëme. More vesh? Shih atë gruan tënde dhe fëmijën tënd që nuk di asnjë fjalë shqip. Ta dhashë përgjigjen se u kruajte vetë.”
Iliri: “Kalamanit tim t’i marrësh të ligat ti, nga gjuha deri te ajo që bën çdo ditë.”
Gjithçka mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky sherr i madh në dinamikat e fundit të lojës, ndërsa gara drejt finales po bëhet gjithnjë e më e ethshme.















Leave a Reply