Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok, Instagram dhe Facebook ka ndezur reagime të shumta mes ndjekësve të “Ferma VIP”, pasi në pamje shihet Ilir Shaqiri pranë Mimoza Ahmeti gjatë një momenti loje mes banorëve.
Në videon që po komentohet masivisht online, situata duket se tensionohet kur Iliri afrohet pranë Mozës dhe ajo përfundon në tokë, duke ngritur menjëherë dyshime dhe reagime të forta nga publiku.
Një pjesë e ndjekësve pretendojnë se veprimi i Ilirit ka qenë i tepruar dhe se Moza është vendosur në një situatë jo komode gjatë lojës.
Nga ana tjetër, shumë fansa të spektaklit po e konsiderojnë gjithë skenën si pjesë të dinamikës normale mes fermerëve dhe thonë se rrjeti po e zmadhon më shumë seç duhet situatën.
Komentet online janë “ndarë” në dy kampe:
🔴 Disa kërkojnë reagim dhe sqarim nga produksioni.
🔴 Të tjerë thonë se gjithçka ka qenë shaka dhe pjesë e lojës brenda fermës.
Ndërkohë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga produksioni i Ferma VIP për këtë moment që po bën namin në rrjet.
Mimoza Ahmeti vazhdon të mbetet një nga personazhet më të forta dhe më të komentuara të këtij sezoni, ndërsa Ilir Shaqiri shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për debatet, batutat dhe raportet e tij me banorët e tjerë.
Videoja po shpërndahet me mijëra herë dhe pritet të jetë një nga temat më të diskutuara edhe në spektaklin e ardhshëm.
👇 Po ju çfarë mendoni?
Ishte thjesht lojë apo Iliri e teproi me Mozën?














