
Luana Vjollca po shijon suksesin e saj të parë në kinematografi me filmin “Policë për jetë”, ku luan krah aktorëve të njohur si Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj.
Gjatë premierës së mbajtur në Shkodër, përveç paraqitjes së saj në tapetin e kuq, vëmendjen e mori një moment i shkurtër, por shumë domethënës gjatë një interviste.
👉 Kliko këtu për më shumëE pyetur nëse e ndjek këtë edicion të Ferma VIP, Luana reagoi menjëherë:
Një “Jo” i thatë
Një buzëqeshje e lehtë
Dhe kthimi i kokës për të shmangur çdo pyetje tjetër
Një reagim i shkurtër, por që për shumëkënd “tha gjithçka”.
Prej kohësh, në rrjet qarkullojnë aludime për një krisje të marrëdhënies mes saj dhe Arbana Osmani. Madje, është përfolur se kjo e fundit mund të ketë ndikuar në largimin e Luanës nga ekrani.
Kujtojmë se një vit më parë, ishte pikërisht Luana ajo që moderoi “Ferma VIP”, ndërsa këtë sezon drejtimin e formatit e ka marrë Arbana.
Ky “injorim” publik duket se vetëm sa shton dyshimet për një raport të ftohtë mes dy moderatoreve më të njohura në ekran.
