As Soni as Sanije/ Këngëtarja u zbulon fermerëve emrin e saj të vërtetë
Screenshot

As Soni as Sanije/ Këngëtarja u zbulon fermerëve emrin e saj të vërtetë

Gjatë një bisede me Ilirin, këngëtarja e njohur Soni Malaj ka prekur një temë që ka kuriozuar publikun dhe mediat rozë prej vitesh: emrin e saj të vërtetë.

Teksa Iliri e ka pyetur drejtpërdrejt se si e ka emrin e saktë, artistja nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke zbuluar hapur se quhet Sonja.

Prej një kohe të gjatë, në rrjet dhe në portale të ndryshme ka qarkulluar një thashethem i vazhdueshëm, ku aludohej se emri i vërtetë i këngëtares ishte “Sanije” dhe se “Soni” ishte thjesht një përshtatje për skenën.

Megjithatë, me këtë deklaratë të fundit, ajo i ka hedhur poshtë njëherë e mirë këto zëra.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *