Ferma VIP: Moza reagon ndaj akuzave pas deklaratës kontroverse

Ditët e fundit në Ferma VIP 3 janë karakterizuar nga tensione dhe debate të ashpra. Një deklaratë e Mozës, e bërë gjatë qëndrimit me fermerët e tjerë tek Fakiri, ku ajo iu drejtua Olës dhe Gresës me fjalët “do u heq të mbathurat dhe do u nxjerr si u ka bërë nëna”, ka shkaktuar reagime të forta.

Megjithëse në momentin e deklaratës vajzat e kaluan situatën me të qeshura, më pas pasuan një sërë debatesh.

Ola kundërshtoi ashpër veprimet e Mozës, duke theksuar se një sjellje e tillë nuk duhet të shfaqet para kamerave. Ajo deklaroi: “Kur i shoh më jep neveri.

Unë nuk prek njeri me dorë. Unë nuk kam asnjë gjë me Mozën si Moza, por me atë që përfaqëson këtu. Të më zhveshë mua para 200 kamerave. Se kush është arsyeja për të denigruar nuk e di. Unë qesh kur jam në hall, se po më shkalloj truri unë nuk di se çfarë bëj.

Nëse kjo është loja, atëherë unë që nesër i marr të gjithë me fshesë para.”

Nga ana tjetër, Gresa shtoi: “Unë nuk jam aq e ligë sa Moza. Unë dhe Ola ja dalim edhe pa mbrojtje. Mua Moza më ka ofenduar shumë herë. Unë jam para kamerave dhe shihem si i përballoj situatat.”

Në përgjigjen e saj, Moza shpjegoi kontekstin e deklaratës, duke theksuar se ishte një tentativë për spektakël. Ajo u shpreh: “I vetmi person që nuk po qeshte jam unë. Këto të dyja po shkriheshin së qeshuri. Unë vendosa të bëj një spektakël, se po të doja t’u hiqja të mbathurat, jua kisha hequr e nuk jua thosha. Kur vjen puna për të ngacmuar, ngacmohen shumë rëndë. Ishte një spektakël komik. Nëse nuk doni një spektakël, mos ma zini emrin në gojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *