Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” solli shumë emocione dhe tension mes konkurrentëve.
Pas televotimit kokë më kokë, Adi u eliminua ndërsa Mimoza vazhdoi garën.
Gjatë spektaklit ndodhi një situatë e papritur, ku një nga banoret përdori gjuhë të papërshtatshme, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në studio dhe jashtë saj.
Edhe opinionisti Ermal Mamaqi reagoi për këtë moment, duke shprehur zhgënjimin e tij:
“Kam shumë vite në televizion dhe rrallë kam parë një situatë të tillë.
U ndjeva keq në atë moment. Vlerësim për mënyrën si u menaxhua situata…”, shkroi ai.
Ngjarja lidhet me një debat të mëparshëm mes banoreve, që fillimisht u duk si shaka, por më pas u kthye në përplasje serioze.














