Një incident i papritur në studio, ku Fabjola Elezaj (Ola) përdori një fjalë ofenduese drejtuar moderatores Arbana Osmani, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Ngjarja, e cila u zhvillua drejtpërdrejt, mori vëmendje të gjerë, duke qenë se një sjellje e tillë nuk pritej në një format televiziv. Pavarësisht reagimit të qetë fillestar të Osmanit, incidenti nuk kaloi pa polemika.
Pas kësaj situate, Ola ka ndarë me fermerët e tjerë arsyet dhe qëllimin pas veprimit të saj. Ajo shprehu pendesë për fjalën e përdorur, duke theksuar: “Nuk e shijova kur e thashë atë fjalë. E di unë se si e vuaj. Unë e thashë edhe më ha përbrenda.”
Më tej, Elezaj sqaroi se qëllimi i saj nuk ishte personal, por një eksperiment social: “E di ajo që nuk e kisha me personin, doja të dija si reagojnë ndaj asaj fjale, si është reagimi i drejtë ndaj asaj fjale dhe unë e pashë. Unë e pashë si reagohet drejtë kur thuhet ajo fjalë. Mua më tha troç dhe nuk u mërzit asnjë. Dua të shoh, ku jam, ku janë.”
Ky veprim duket se ishte një reagim ndaj një situate të mëparshme, ku një fjalë e ngjashme iu drejtua Olës nga Moza, por pa shkaktuar reagim nga prezantuesja apo opinionistët, gjë që e kishte irrituar fermeren.”















Leave a Reply