“Vëllai i Olës reagon ashpër pas deklaratës së Adionit”

Adioni deklaroi së fundmi se kishte komunikuar me familjarët e Olës, por reagimi nga ana e tyre nuk ka vonuar dhe duket se e ka vënë publikisht në siklet ish-konkurrentin e “Ferma VIP”.

Gjatë një interviste, Adion Puka tregoi se pas përfundimit të eksperiencës në reality show ka pasur kontakt me familjen e Olës, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre po shihet pozitivisht nga të dyja palët.

“Kam komunikuar me ta… madje para meje kanë folur edhe familjarët e mi,” – u shpreh ai, ndërsa shtoi se dëshiron ta vazhdojë njohjen me Olën edhe jashtë formatit televiziv.

Mirëpo, pas përhapjes së lajmit, ka ardhur edhe reagimi nga familja e Olës. Sipas “Kryefjala”, kunata e saj ka reaguar në emër të vëllait të Olës, duke mohuar kategorikisht çdo kontakt me Adionin apo familjarët e tij.

“Përshëndetje! Ky është një lajm i pavërtetë. Fabian Elezaj (bashkëshorti im) nuk ka takuar dhe as kontaktuar asnjë familjar të Adionit, as vetë Adionin. Çdo pretendim i bërë është i rremë, faleminderit!”, – thuhet në reagim.

Më tej, ajo ka sqaruar se familja nuk ka dashur të përfshihet publikisht në këtë situatë, por janë ndjerë të detyruar të reagojnë pas deklaratave që janë bërë në media.

“Po flas në emër të bashkëshortit tim, sepse nuk dua të përfshihem personalisht. Nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e kësaj historie si familje, por pas deklaratave publike u detyruam t’i mohojmë ato,” – përfundon reagimi.