Në një episod të fundit të “Ferma Club”, Albano ishte i ftuar për të ndarë opinionet e tij mbi sjelljet dhe qëndrimet e dy personazheve kryesore, Adionit dhe Fabjolës, gjatë spektaklit. Komentet e tij ishin të drejtpërdrejta dhe plot kritika, veçanërisht ndaj Adionit.
Albano shprehu zhgënjimin e tij për largimin e Fabjolës, duke theksuar se, pavarësisht veprimeve të saj, ai besonte se ajo kishte potencial për të vazhduar garën. Megjithatë, ai e cilësoi gjestin e Fabjolës si një tregues të qartë të “limitit të rinisë kundër formimit, të vrullit kundër durimit, të paeksperiencës kundër eksperiencës dhe të papjekurisë kundër pjekurisë.”
Duke analizuar dinamikat brenda fermës, Albano theksoi se antagonisti më i madh ishte Iliri, i cili, sipas tij, ndikon tek të tjerët, duke i nxitur ata të bien pre e konflikteve, shpesh duke i drejtuar kundër Moze-s. “Iliri i ndez dhe këta tregojnë limitet e tyre në të shprehur, sidomos Adioni,” u shpreh Albano.
Kritikat më të ashpra iu drejtuan Adionit. Albano nuk e kursen aspak, duke deklaruar se Adioni “vjen në mes të Tiranës dhe shan serbisht.” Ai theksoi se ky veprim ishte një fyerje ndaj sakrificave të “qindra mijëra burrave që kanë vdekur që të flitet shqip kudo që ka shqiptarë dhe në Kosovë.” Albano shtoi se Adioni “nuk përfaqëson as vendin nga vjen, as qytetin nga vjen, as lagjen nga vjen, as pallatin nga vjen, nuk përfaqëson absolutisht asgjë.” Ai e quajti veprimin e Adionit një “idiotësi” dhe shpresoi që ai ta kishte kuptuar gabimin e tij, duke përfunduar se “nuk i bën njerëzit të artikuluar me zor.” Në përgjithësi, Albano e konsideroi Adionin si një personazh jo premtues, ndërsa Fabjolën, pavarësisht mungesës së formimit, e shihte me më shumë potencial.















Leave a Reply