“Gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin…” — Vanesa habit me deklaratën pas daljes nga Ferma VIP

Pas eliminimit nga Ferma VIP, Vanesa Sono ka folur hapur në “Ferma Club” për jetën e saj personale, raportin me Indrin dhe lidhjen që kishte jashtë fermës.

Këngëtarja tregoi se hyrja në reality show kishte ardhur në një periudhë të vështirë emocionale për të dhe pranoi se marrëdhënia jashtë kishte kohë që po shkonte drejt fundit.

“Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi,” u shpreh ajo.

Por deklarata që mori më së shumti vëmendje ishte ajo për ish-partnerin, ku Vanesa la të kuptohet se dëshiron ta kontaktojë sapo të rikthehet në jetën normale jashtë fermës.

“Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një lloj forme që t’i shkruaj,” tha ajo.

Deklarata e saj ka habitur ndjekësit, sidomos pas afrimitetit të madh që krijoi me Indrin brenda fermës dhe emocioneve që të dy treguan gjatë spektaklit.

Ndërkohë, Vanesa foli edhe për banorët që mbështet më shumë në lojë. Përveç Indrit, ajo përmendi edhe Sarën, Ilirin dhe Romirin si njerëzit më të afërt dhe favoritët e saj.

“Me Sarën kam krijuar një miqësi shumë të çmuar. Mezi pres ta takoj jashtë. Iliri dhe Romiri janë ndër njerëzit më të dashur aty brenda,” tha ajo.

🔥 A mendoni se Vanesa do rikthehet tek ish-i, apo historia me Indrin nuk ka përfunduar ende?