Friday, 27 November 2026
Ferma VIP

A po përdoren dy standarde në “Ferma VIP”? Përjashtimi i Malborës ngre pikëpyetje të mëdha

Skualifikimi i Malborës nga “Ferma VIP” ka hapur një debat të nxehtë mbi drejtësinë e lojës.

Ndërsa produksioni citon shkeljen e rregullave si shkakun kryesor, fansat e shumtë të Malborës e konsiderojnë këtë vendim si të padrejtë.

Në faqen zyrtare të programit, komentet vërshojnë kundër Agait: “Pse Malbora po, e të tjerët jo?”. Emrat e Gresës, Adit dhe Olës janë lakuar si banorë që kanë thyer rregullat vazhdimisht, por pa u penalizuar.

A ishte Malbora “kurbani” i këtij edicioni, apo produksioni thjesht vendosi të vendosë dorën e hekurt në fund të garës?

https://www.instagram.com/p/DX4oPBTAr-H/?utm_source=ig_embed