Debatet brenda formatit televiziv Ferma VIP vazhdojnë të jenë të pranishme edhe gjatë transmetimeve live.
Një situatë e tensionuar u shfaq pas deklaratës së Mozës, e cila disa ditë më parë iu drejtua Gresa Hysenit me termin “kuqk”.
Kjo çështje u diskutua gjerësisht në studio, ku moderatorja Arbana Osmani sugjeroi se fjala mund të ishte përdorur në kontekst shakaje dhe pa qëllim dashakeqës.
Megjithatë, Gresa Hyseni nuk u pajtua me këtë interpretim, duke shprehur hapur dyshimin se moderatorja po favorizonte Mozën.
Ajo reagoi menjëherë me pyetjen retorike: “A është normale të thuhet ‘kuqk’ në një emision publik?” Ky moment ka shkaktuar reagime të forta dhe ka ngritur tensione të konsiderueshme, siç raporton Kosovarja.















Leave a Reply