Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se një fushatë e paturpshme ka nisur në mesnatën e mbrëmshme kundër partisë ku ajo vepron.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu hodhi poshtë pretendimet se ka dorëheqje brenda LDK-së, duke theksuar se ka vëtëm një të vërtetë, e që sipas saj është bashkimi i së djathtës, transmeton Klankosova.tv.
“Fabrikim i posterëve në gjuhë serbe, fabrikim i dorëheqjeve e fyerje me mesazhe intimiduese ndaj anëtarëve të LDK-së. Krejt kjo është dëshmi e frikës së madhe që ekziston nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së e rritja potenciale e saj. Kur nuk kanë argumente, shpifin, dhe kur nuk kanë mbështetje, fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë. Nuk ka dorëheqje nga LDK, por ka vetëm një të vërtetë që i tremb: bashkimi i së djathtës po bëhet realitet”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, ish-deputetja thotë se ata që e sollën vendin në kriza politike, në panik, sipas saj po tentojnë ta mbulojnë dështimin me propagandë të ultë.
“Kosova ka nevojë për një bashkim të së djathtës; një vizioni zhvillimor e patriotik; një shpëtim të vendit tonë nga krizat! Prandaj sa më shumë sulme, aq më i madh bashkimi”.
“FRIKA NGA NJË LDK E FORTË
Një fushatë e paturpshme ka nisur në mesnatën e mbrëmshme kundër LDK-së. Fabrikim i posterëve në gjuhë serbe, fabrikim i dorëheqjeve e fyerje me mesazhe intimiduese ndaj anëtarëve të LDK-së. Krejt kjo është dëshmi e frikës së madhe që ekziston nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së e rritja e saj.
Kur nuk kanë argumente, shpifin, dhe kur nuk kanë mbështetje, fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë. Nuk ka dorëheqje nga LDK, por ka vetëm një të vërtetë që i tremb: bashkimi i së djathtës po bëhet realitet.
Ata që e sollën vendin në kriza politike, në panik, tentojnë ta mbulojnë dështimin me propagandë të ultë.
Kosova ka nevojë për një bashkim të së djathtës; një vizioni zhvillimor e patriotik; një shpëtim të vendit tonë nga krizat!
Prandaj sa më shumë sulme, aq më i madh bashkimi.
LDK 💙✌🏼🇽🇰”, ka shkruar Lushaku.
Në Kosovë, parti të djathta konsiderohen LDK, PDK, AAK, Lista Serbe, ndërsa parti të majta konsiderohen VV dhe Nisma.













