Malbora Grura Zbulon Detaje Tronditëse: Dyshime mbi Lidhjen e Indrit me Vanesën dhe Përplasja me Sarën

Në një intervistë ekskluzive për “Ferma Club”, Malbora Grura ka hedhur dritë mbi dinamikën e marrëdhënies mes Indrit dhe Vanesës, duke shprehur hapur mosbesimin e saj të thellë. Pasi sqaroi marrëdhënien e saj të mëparshme me Indrin, Malbora ngriti dyshime të forta mbi sinqeritetin e lidhjes aktuale të tij me Vanesën, duke e cilësuar atë si jo-reale.

“Unë nuk besoj te marrëdhënia e tyre. Kjo lidhje për mua nuk ekziston fare. Kur e njeh dikë, e di si sillet ai në momente të ndryshme,” deklaroi ajo, duke theksuar se sjelljet e Indrit gjatë kohës që ishte në raport me Vanesën nuk përputheshin me një angazhim serioz.

Ish-fermerja zbuloi detaje befasuese: “Ndërkohë që ishte në biseda me të, bënte plane për fundjava me pjesëmarrëse të tjera të fermës në provincat e Shkodrës. Do merrnin edhe dy shishe verë me vete.” Kjo deklaratë ka shtuar edhe më tej spekulimet rreth natyrës së vërtetë të lidhjes së Indrit.

Përveç kësaj, Malbora komentoi edhe raportin e saj me Sarën, duke e akuzuar këtë të fundit për sjellje negative dhe mungesë sinqeriteti.

Ajo kujtoi një debat të mëparshëm, ku Sara e kishte provokuar me komente personale. “Po kush merret me Sarën? Sara është një vajzë që ka ambicie për të bërë, por ideja e suksesit nuk është të bësh, është ta mbash, dhe Sara këtu dështon.

Sara vetë më jepte material. Më tha mua: ‘Si e ke mbiemrin se nuk të njoh?’ Dhe unë i thashë: ‘Mirë po ti si e ke mbiemrin?’ Unë e dija, ideja ishte që në momentin që ti më cenon, unë mbroj veten.

Më tha: ‘Je femër e fëlliqur që futesh me çiftet’. Unë nuk jam shumë e mirë për të ofenduar dikë. Jam munduar debatin ta mbaj sa më pastër. Sara meriton më shumë, është një vajzë shumë false, shumë negative,” përfundoi Malbora, duke theksuar përpjekjet e saj për të ruajtur qetësinë pavarësisht ofendimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *