Ferma VIP vazhdon të jetë burim debatesh dhe tensionesh të forta mes banorëve, ku së fundmi në qendër të vëmendjes është sërish Adioni dhe përplasjet e tij me Mimoza Ahmetin. Incidentet e tyre kanë shkaktuar reagime të shumta në publik dhe rrjetet sociale.
Adioni ka qenë në shënjestër të kritikave për sjellje të papranueshme ndaj Mimozës.
Pamjet e mëparshme, ku ai shihet duke e kapur dhe tërhequr Ahmetin, kanë nxitur zemërim të gjerë, sidomos duke pasur parasysh diferencën në moshë dhe faktin që Mimoza është mbi 60 vjeçe.
Publiku e ka konsideruar sjelljen e tij si të tepruar dhe të papërshtatshme.
Së fundmi, një video tjetër e shpërndarë nga brenda shtëpisë së Ferma VIP, tregon Mimoza Ahmetin duke akuzuar Adionin për keqtrajtim gjatë qëndrimit të tyre në format. Në një bisedë të tensionuar, Mimoza shprehet:
Adioni: A të kam borxh ndonjë gjë?
Mimoza: Më ke shumë.
Adioni: Çka?
Mimoza: E di ti sa më ke borxh mua. Gjithë ato lojëra që ke bërë, më ke borxh, e gjithë ato gjëra. Mirë, ja ta shohim, do të mbash ti apo do të mbaj unë.
Adioni: Ja unë, ja ti këtu, nesër maksimumi.
Mimoza: Po mirë, ik nëse ke qejf.
Adioni: Po unë iki, nëse kjo të falet ty, unë iki.
Mimoza: Ato shtrëngimet e tua, ato tavolinat që më ke tërhequr 100 herë prej këmbësh, unë kujtova se ke qejf të luash ti.
Adioni: Cila të ka bërë dëm prej lojërave të mia?

Mimoza: Më kanë bërë dëm. Pse të shkoj të ankohem. Brinjët, dy ditë kur më shtrëngove këtu. Të thashë që qenke burrë i rrezikshëm, s’të afrohem ty për asnjë gjë më. Dy ditë brinjët mi ke këputur, ishe hekur. Adioni: Vetëm mund të gënjesh, u mundova të mos ankohem.
Mimoza: Çfarë të gënjej, të keqen. Unë kam ardhur të luaj, s’kam ardhur të ankohem te nënprefekti. Shko ankohu ku të duash, s’luaj më.
Adioni: Në Serbi luhet kjo, i kam parë disa video.
Mimoza: Mirë, vazhdo, dakord, bëj politikë tani, i bëke të gjitha ti.
Adioni: Jo, i kam parë videot që rrihen.
Mimoza: Kur vjen puna të luash ti me mua, ‘Moza vetëm kënaqet’. Po të luajë Moza me ty, shkon ankohesh.
Ky debat i ashpër thekson tensionet e vazhdueshme dhe sjelljet problematike brenda shtëpisë së Ferma VIP, duke lënë publikun të presë zhvillime të mëtejshme.















Leave a Reply