
Një moment mjaft i bukur dhe i papritur ka surprizuar banorët e “Ferma VIP”, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ka qenë poetja Mimoza Ahmeti.
Ajo ka marrë një mesazh mbështetës nga qielli përmes një droni, por ajo që i habiti të gjithë ishte dërguesi.
Droni i dedikuar për Mozën ka ardhur pikërisht nga reperja e njohur, Tayna. Shkak për këtë gjest të veçantë është bërë vetë qëndrimi i poetes në shtëpi, ku ka treguar anën e saj më rinore dhe plot energji.
Ajo është dëgjuar shpesh nga publiku dhe banorët teksa këndon këngët e Taynës nëpër ambientet e fermës, duke u kthyer në një nga momentet më virale dhe simpatike të këtij edicioni.

